Tifozët e Milanit e vërshëllyen, reagon Rafael Leao: Vazhdoni të flisni, unë përgjigjem në fushë

by admin
Spread the love

Fitorja e Milanit ndaj Sasuolos nuk ka qenë edhe aq e qetë. Kjo, pasi tifozët në “San Siro” vërshëllyen Rafael Leaon në momentin kur ky i fundit doli nga e fusha e lojës, duke kërkuar më shumë prej portugezit i cili ka qenë në hije së fundmi.

Një situatë që duhet nuk i ka pëlqyer as vetë futbollistit i cili ka reaguar me një postim që do të krijojë jo pak polemika në rrjetet sociale. Në urimin për ndërrimin e viteve, ai ka vendosur një video dhe frazën “Do të jem gjithmonë unë kundër meje”.

Por në video, dëgjohen edhe fjalë që ka thënë ai në të kaluarën, kur është kritikuar për paraqitjet në fushë. “Kritikat më karikojnë, Të vazhdojnë të flasin, unë përgjigjem në fushë”, janë fjalët e Leaos, që duken qartësisht si përgjigje ndaj vërshëllimave të tifozëve kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like