Tifozët e Dinamo Batumi-t i bëjnë “pritë” Tiranës në aeroport duke i uruar humbjen 3-0

by admin
Spread the love

Bashkë me ekipin më charterin e nisur nga Aeroporti “Nënë Tereza” ishin edhe një grup i vogël tifozësh bardheblu të cilët u befasuan me të mbërritur në aeroportin e Batumit.

Siç raporton për Top Channel gazrtari Endi Tufa, një grup i vogël prej 4-5 personash vendas e pritën ekipin e Tiranës me pankarta në duar, ku shkruanin se Dinamo do ta mundte me shifrat 3-0.

I gjithë delegacioni u që udhëtoi nga Shqipëria, ekipi drejtuesit e klubit dashamirës dhe pjesë e grupimit “Tirona Fanatics” u pritën me korrin dhe pankartat që mbanin në duar këta tifozë.

Në një moment të caktuar edhe tifozët bardheblu filluan këngën e tyre në aeroport si kundërpërgjigje ndërkohë që gjatë gjithë kohës situata monitorohej nga disa polic, që herë pas here tentuan të largonin tifozët vendas për të evituar ndonjë përshkallëzim të situatës.



Top Channel

You may also like