Tifozët e Atleticos provokuan Cristiano Ronaldon në “Old Trafford”, thërrasin emrin e Messit

by admin
Spread the love

Manchester United dhe Atletico Madridi po zhvillojnë përballjen e dytë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan Insporti.

Tifozët e Atletico Madridit përpara takimit me Man Utd, filluan ta thërrisnin emrin e Messit, rivalit kryesor të Cristiano Ronaldos ndër vite.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i shumë tifozëve anglezë të pranishëm në stadium të cilët filluan me brohoritje kundër tifozëve spanjollë.

Ndryshe, në “Old Trafford” rezultati është 0-1 në të mirë të Atletico Madrid.

Në minutën e 41-të Griezmann ka asistuar për Renan Lodi dhe ky i fundit e ka dërguar topin në rrjetë.

You may also like