“T’i vijë turp”, Çela i kthehet Ramadanit: Më ka ofenduar publikisht

by admin
Spread the love

Emiljano Çela, trajneri i Kastriotit, pas ndeshjes së fituar kundër Egnatias deklaroi: “E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen, na rezultoi ndryshe. Në pjesën e parë patëm probleme, ndoshta ekipi tregoi dhe lodhje.

Nuk dua të them eufori, pasi nuk kam parë shenja euforie. Mediat ndikuan, pasi e cilësuan ndeshjen të fituar pa filluar. Pjesën e dytë ishim më mirë, me më shumë dinamizëm”.

REPLIKAT E TRAJNERËVE – Para Çelës në “Gol pas Goli” kishte folur edhe trajneri i Egnatias, Zekirija Ramadani, i cili akuzoi kolegun e tij. “Pati ofendime dhe presion të paparë, Pedros i vunë thonjtë në fyt.

Unë mendoj se me ofendimet kolegut tim t’i vijë turp. Ndodhi gjatë sfidës, por unë nuk jam në nivelin e tij. E di që jam i huaj, por jam dhe pak shqiptar dhe e kuptoj të gjithën”, deklaroi Ramadani, kurse Çela reagon si më poshtë.

“Jam shumë i zhgënjyer nga deklaratat që ka thënë kolegu im. Më ofendon trajneri i Egnatias, i cili ka thënë këto fjalë. Në momentin e golit të dytë i thashë shiko se ku e ke shkelmin, pasi në këtë javë më ka ofenduar publikisht në një studio televizive.

Ai ka thënë se Kastrioti luan me shkelma dhe vetëm për këtë kam komunikuar me trajnerin e Egnatias. Nuk i kuptoj këto viktimizimet, pasi gjithmonë kam folur mirë për Egnatian, pasi janë ekip shumë i mirë dhe trajneri gjithashtu. Më ka pëlqye puna e tij, nuk mundesh ti të ofendosh punën time dhe të çunave të mi, duke thënë se Kastrioti luan me shkelma”, përfundoi Ccela. / oversport.tv

You may also like