Thjesht putheshim dhe i bënim masazh njëri-tjetrit

by admin
Spread the love

Kiara Tito, moderatorja e njohur shqiptare la shtëpinë e Big Brother VIP përfundimisht gjatë spektaklit të së shtunës. Një mbrëmje mjaft speciale për Kiarën, e cila mori edhe propozimin për martesë nga partneri i saj Luizi, e cila iu përgjigj me PO pyetjes nëse ajo pranonte të martohej me këngëtarin.

Pas largimit të saj nga shtëpia, Kiara ka dhënë një intervistë ekskluzive edhe për emisionin ‘Fan Club’ ku i është përgjigjur disa pyetjeve mjaft pikante. E pyetur nëse ajo dhe Luizi kanë bërë s*ks në Big Brother, ajo është përgjigjur negativisht.

“Jo nuk ka ndodhur asgjë poshtë jorganit, thjesht putheshim, ndonjë masazh kështu dhe normal që s’ka ndodhur gjë. Normale që s’do e bënim kurrë aty, e kemi thënë që nga fillimi”- tha Kiara.

Kujtojmë që Kiara u rifut për herë të dytë në shtëpinë e Big Brother VIP tre javë më parë, së bashku me Efi Dhedhes, Ronaldo Sharkën dhe Bledi Manen. Efi Dhedhes u votua si finaliste e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP, e për këtë arsye Bledi me Kiarën lanë përfundimisht të shtunën shtëpinë.

You may also like