Themelimi i Universitetit të Tetovës mbetet ngjarje historike – Shqip

by admin
Spread the love

29 VITE NGA LIGJERATA E PARË NË USHT

Me homazhe përpara bustit të dëshmorit të arsimit shqip dhe homazhe te varri i themeluesit dhe Rektorit të pare të Universitetit të Tetovës u shënuar 29 vjetori të ligjëratave të para në këtë universitet. Rektori i Universitetit Shtetëror të Tetovës, Jusuf Zejneli në fjalimin e tij me këtë rast tha se themelimit i Universitetit të Tetovës është kthesë në jetën e të gjithëve.

“Themelimi i Universitetit të Tetovës është ngjarje e madhe historike sepse ka shënuar kthesë në jetën tonë, ka ndikuar dhe ndikon në vazhdimësi në përparimin shoqëror, kulturor, arsimor, shkencor, shpirtëror dhe intelektual të qytetarëve. Më 17 shkurtë të vitit 1975 në Poroj të Tetovës u mbajtën ligjëratat e para të këtij tempulli të dijës”, tha Jusuf Zejneli,  Rektor i UT.

Blerton Sulejmani, dekan pran fakultetit filologjik, në referatin e tij kushtuar 29 vjetorit të ligjëratave të para në USHT, e vendosi theksin tek sakrificat që kanë kaluar nga mbledhja e parë e deri në themelimin e Universitetit.

“ Rreth orës 14.00 do të nisin përplasjet e para mes popullatës dhe policisë, kurse një bombë tymuese gazi do ta eskalojë situatën. Policët do të shtënë me armë. Edhe nga pamjet televizive të asaj kohe vërehen qartë të shtënat e pakontrolluara të policisë me automatikë dhe fati në të gjithë këtë fatkeqësi është se nuk pati shumë viktima. Në këtë ditë, do të vritet Abdylselam Emini – Dëshmori i Arsimit Shqip, kurse njëzet persona të tjerë do të pësojnë lëndime”, tha Berton Sulejmani, Dekan i fakultetit Filologjik.

29 vite më pas, Univesiteti i Tetovës numëron 13 fakultete dhe mbi 12 mijë studentë./tvklan.mk

You may also like