Tha se Kanye është “i padëmshëm”, çfarë e bëri Julia Fox të kthejë mbrapsht fjalën e saj?

by admin
Spread the love

Julia Fox ka tërhequr mbrapsht së fundmi deklaratën e saj për ish-të dashurin e saj Kanye West, ku tha se beson që ai nuk mund të vrasë asnjë mizë.

Gjatë një interviste për “TMZ”, aktorja u shpreh se u shpreh në mënyrë të tillë për reperin, pasi nuk i kishte parë postimet e tij në “Instagram”, dhe i ishte referuar vetëm videoklipit të këngës “Eazy” drejtuar Pete Davidson.

“Do të doja të theksoja se nuk i kisha parë postimet e fundit në Instagram në kohën e kësaj videoje. Besojeni apo jo unë kam një jetë dhe një djalë dhe nuk kam alarme në Google për këtë njeri!”- është shprehur ylli i “Uncut Gems”.

Rikujtojmë se disa ditë më parë “TMZ” ka pyetur aktoren për situatën e krijuar midis reperit të “Stronger” dhe të dashurit të ri të Kim Kardashian, ndërkohë që Fox sjelljen e ish-të dashurit të saj në internet ia atribuoi artit të tij.

“Jo, jo, jo, jo, Kanye është i padëmshëm. Thjesht mendoj se kjo është shprehja e tij krijuese artistike”, tha ajo për median. “E di që është agresiv, por mendoj se nëse do ta kishte seriozisht, nuk mendoj se Kanye do të lëndonte dot një mizë”.


You may also like