Tetovë, zënka mes burrit dhe gruas eskalon në konflikt ndër familjar

by admin
Spread the love




Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme kanë privuar nga liria 3 persona të cilët janë përleshur mes vete. Sipas njoftimit të policisë shkak i përleshjes ishin mosmarrëveshjet mes burrit dhe gruas të cilat më pas eskaluan në konflikt familjar.
“Mbrëmë (19-shtator) rreth orës 21:20, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, pjesëtarët e policisë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personat Sh.B. (72) dhe Ç.B.(31). nga Brodeci i Tetovës dhe V.A.(28) nga Tetova, të cilët janë konfrontuar fizikisht me njëri-tjetrin. Sipas kallëzimit, në përleshje janë përdorur mjete druri dhe metali, ndërsa arsyeja dhe shkaku i përleshjes kanë qenë keqkuptimet familjare të personit V.A. me gruan e tij 26-vjeçare. Të përfshirët në përleshje Sh.B. dhe Ç.B. janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, qëndron në komunikatën e SPB Tetovë.


You may also like