Tetovari Nedim Bajrami vjen me një super gol, këtë herë në kuadër të Kupës së Italisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Fantazisti shqiptar Nedim Bajrami tregohet sërish vendimtar për Empolin, teksa pasditen e sotme ka shënuar një gol spektakolar në transfertën ndaj Veronës, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Italisë.

Skuadra toskane e Empolit kaloi e para në avantazh me anë të La Mantia në minutën e 15-të, ndërsa vetëm 3 minuta më pas veronezët rikthyen barazpeshën, duke shënuar me anë të Cancellierit.

Në pjesën e dytë, më saktësishtë në minutën e 66-të,  arbitri akordoi një penallti me VAR për Empolin, teksa nga pika e bardhë i saktë u tregua Mancuso, i cili vetëm 4 minuta më vonë realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për toskanët.

Për të vulosur kalimin e Empolit në fazën e 1/8-ave dhe për ta bërë spektakolare mbrëmjen e sotme, mendoi tetovari Nedim Bajrami, i cili në minutën e 74-të shënoi një gol mjaft të bukur, pas një koordinimi perfekt nga jashtë zonës.

Verona tentoi të rikthehet me Iliç (86’) dhe Ragusha (88’) fare në fund, mirëpo golat e kësaj dyshe në fund vlejnë vetëm si statistikë, pasi është Empoli i shqiptarëve që kalon në fazën e 1/8-ave të finales.

E themi Empoli i shqiptarëve, pasi titullarë në takimin e sotëm përveç Nedim Bajramit, ishin edhe Samir Ujkani dhe Kristjan Asllani, derisa në stol mbeti Ardijan Ismajli. (infOSport.mk)

You may also like