Tërmeti i fortë në Filipine, ndërron jetë gruaja shtatzënë

by admin
Spread the love

Të paktën një person ka humbur jetën pasi një tërmet me magnitudë 7.4 goditi pjesët jugore të Filipineve mbrëmjen e së shtunës.

Një grua shtatzënë vdiq pasi muri i shtëpisë së saj u shemb si pasojë e tërmetit që goditi Surigao del Sur dhe pjesë të rajonit të Davaos, sipas Manila Times.

Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe bashkëshorti dhe fëmija i gruas.

Tërmeti i fuqishëm që u ndje në orën 22:00. detyroi rreth 10,000 persona nga pesë zona në të gjithë Davaon të evakuoheshin në vende më të sigurta, veçanërisht ato nga bashkitë bregdetare.

Në Mati rreth 2,000 persona gjithashtu kërkuan strehim në ndërtesën e kryeqytetit për siguri.

Muajin e kaluar, një tërmet me fuqi 6.7 goditi ishullin Burias të Filipineve, duke lënë të vdrekur të paktën nëntë persona.


Top Channel

You may also like