Tensione në Bregun Perëndimor të pushtuar – Shqip

by admin
Spread the love

Edhe pse pjesa më e madhe e veprimeve ushtarake të Izraelit që nga 7 tetori është përqendruar në Gaza, Bregu Perëndimor i pushtuar gjithashtu ka parë një rritje të dhunës.

Kjo ka ardhur nga rritja e tensioneve dhe dhunës, midis izraelitëve dhe palestinezëve, si dhe sulmeve ushtarake izraelite, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Pothuajse 200 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga sulmet e Hamasit, thotë OKB-ja, kryesisht nga forcat izraelite.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të ndërmarrë veprime “urgjente” për të “zbutur tensionet” në Bregun Perëndimor, por armiqësitë tregojnë pak shenja të zbutjes.

Të premten, ushtria izraelite tha se vrau dy “terroristë” që kishin hapur zjarr ndaj tyre pranë Hebronit, në Bregun Perëndimor.

Bregu Perëndimor, i cili është i ndarë nga Gaza dhe ndodhet në bregun perëndimor të lumit Jordan, është pushtuar nga Izraeli për dekada.

Më shumë se 2 milionë arabë palestinezë jetojnë atje, së bashku me rreth 430,000 hebrenj që jetojnë në vendbanimet e ndërtuara nga Izraeli.

Shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare i konsideron vendbanimet si të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

You may also like