TEL AVIV – Ushtria izraelite fuqizon mbrojtjen ajrore në kufirin verior

by admin
Spread the love

TIRANË, 3 janar /ATSH/ – Ushtria izraelite raportohet se ka rritur numrin e njësive të saj të mbrojtjes ajrore pranë kufirit libanez, sipas BBC.

Zëdhënësi i saj nuk komentoi drejtpërdrejt për vrasjen e zyrtarit të Hamasit, por tha se forcat izraelite ishin në gjendje shumë të lartë gatishmërie për çdo përgjigje.

Në Bregun Perëndimor të pushtuar, fraksionet palestineze kanë dënuar vrasjen duke zhvilluar protesta.

Hassan Nasrallah, lideri i grupit të armatosur libanez, Hezbollah, do të mbajë një fjalim më vonë gjatë ditës.

Më herët, ai u zotua për “reagimin e ashpër” ndaj çdo vrasjeje izraelite në tokën libaneze.

Media izraelite e portretizoi Sale al-Arouri në krye të listës së ngjarjeve izraelite.

Por, disa analistë vënë në dukje ndikimin negativ që vrasja e tij ka të ngjarë të ketë në përpjekjet për të liruar më shumë se 100 pengje izraelite që ende mbahen nga Hamasi në Gaza. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like