TEL AVIV – Ushtria izraelite: 15 raketa u lëshuan nga Libani drejt Izraelit verior

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite tha se 15 raketa u hodhën sot drejt Izraelit verior nga Libani, ndërsa katër të tjera u kapën nga një sistem mbrojtës raketor.

“Pjesa tjetër ra në zona të hapura”, tha (IDF), Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Brigadat Qassam, krahu ushtarak i Hamasit islamik, mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se qytetet izraelite të Haifa, Naharija dhe Shlomi ishin në shënjestër si përgjigje ndaj “masakrave dhe agresionit” të Izraelit në Gaza.

Milicia shiite libaneze Hezbollah mori përgjegjësinë për dy sulme të tjera.

Të paktën pesë sulme nga Libani u raportuan sot dhe mjekët izraelitë thanë se të paktën 10 persona u plagosën.

“Më herët, shtatë ushtarë të IDF-së u plagosën si rezultat i lëshimit të predhave të mortajave në Izraelin verior nga Libani”, tha IDF-ja duke shtuar se ushtarët izraelitë u përgjigjën duke qëlluar në drejtim të sulmeve.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTEL AVIV – Finlanda blen sistemin e mbrojtjes ajrore nga Izraeli


You may also like