TEL AVIV – Netanyahu: Izraeli është përgjegjës për sulmin vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 2 prill /ATSH-DPA/ – Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli është përgjegjës për sulmin vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës në Rripin e Gazës.

Ai e quajti atë një “rast tragjik të një goditjeje të paqëllimshme” nga forcat izraelite ndaj “njerëzve të pafajshëm”, në një video-mesazh të postuar në X.

”Izraeli është në kontakt me qeveritë e njerëzve që u vranë dhe do të bënte gjithçka që një incident i tillë të mos përsëritet”, tha Netanyahu.

Shtatë punonjës të Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK) u vranë në sulmin ajror në Rripin e Gazës të hënën, pavarësisht se ishin koordinuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF)./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakPo transportonte emigrantë ilegalë nga India e Pakistani, arrestohet 24-vjeçari


You may also like