TEL AVIV – Ekstremi i djathtë i kërkon Netanyahut të vazhdojë luftën në Gaza

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 8 prill /ATSH-DPA/ – Fraksionet ekstremiste të krahut të djathtë të koalicionit qeverisës të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu po rrisin presionin për të vazhduar luftën në Gaza pasi trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti jugor Khan Younis, fundjavën e kaluar.

“Nëse kryeministri vendos t’i japë fund luftës pa një sulm në shkallë të gjerë në Rafah për të mundur përfundimisht Hamasin, ai nuk do të ketë mandatin për të vazhduar si kryeministër”, shkroi ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir në X.

Pavarësisht kundërshtimit të ashpër ndërkombëtar, Izraeli ka thënë se po planifikon një inkursion tokësor në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku më shumë se një milion palestinezë aktualisht janë strehuar nga luftimet diku tjetër në zonën e izoluar bregdetare.

Ministri i Financave, Bezalel Smotrich i Partisë Kombëtare Fetare në një deklaratë bëri thirrje për një takim të menjëhershëm të kabinetit./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMazniku: Bashkitë, pjesë e taskforcës për menaxhimin e sezonit turistik


You may also like