TEL AVIV – Austin: SHBA vazhdon të besojë në zgjidhjen me 2 shtete

by admin
Spread the love



TEL AVIV, 18 dhjetor /ATSH-ANSA/ – SHBA vazhdon të besojë në zgjidhjen me 2 shtete, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në një konferencë për shtyp me homologun e tij izraelit Yoav Gallant.

“Ne e dimë se sa e vështirë është, veçanërisht pas 7 tetorit, por paqëndrueshmëria dhe pasiguria e vazhdueshme shkojnë në dobi të Hamasit”, shtoi ai.

Për të ardhmen e Gazës, Austin deklaroi se “izraelitët dhe palestinezët kanë paguar një çmim shumë të lartë për t’u kthyer në 6 tetor”.

”Sot diskutova rrugët drejt një të ardhmeje për Gazën pas Hamasit, bazuar në parimet e qarta të vendosura muajin e kaluar nga miku im Blinken”, shtoi ai. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakDhjetori i festave, Rama ndan pamje nga Lushnja


You may also like