Të shtëna me armë zjarri në Bregun e Diellit, katër persona shoqërohen në stacion

by admin
Spread the love

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 18:30 në rrugën Gazmend Zajmi, në Prishtinë.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se nuk raportohet për persona të lënduar nga ky rast.

Ajo theksoi se katër persona janë shoqëruar në stacion.

“Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve Veriu dhe Qendra kanë arritur që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”, tha ajo për Klankosova.tv

You may also like