Të hënën do të fillojë testimi skrining për të parë imunitetin ndaj COVID-19

by admin
Spread the love




Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, ka bërë të ditur se të hënën do të fillojë testi i rastësishëm i skriningut, i cili duhet të tregojë nëse dhe çfarë imuniteti ndaj COVID-19 ka popullata në vend.

Kjo, tha ai, do të ndihmojë në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme si të Komisionit ashtu edhe të shtetit.

Një test i këtillë është bërë një vit më parë dhe ka rezultuar se rreth 30 për qind e të testuarve kanë qenë seropozitiv, pra ka njëfarë imuniteti.

“Ne e bëmë atë hulumtim një vit më parë. Tani do të fillojmë testimin të hënën dhe nëse nuk mbledhim mjaftueshëm të anketuar do ta vazhdojmë për javën e ardhshme. Presim që në këtë moment, një vit pas hulumtimit të parë, të zbulohet se cila është seroprevalenca, gjegjësisht sa nga të testuarit kanë imunitet”, tha Petliçkovski.


You may also like