Të flejnë rehat ata që ushqehen me këtë punë

by admin
Spread the love

Ermal Mamaqi është një nga personazhet më të përfolur javët e fundit në showbiz-in shqiptar. Jo vetëm aktor, producent, këngëtar e biznesmen, por edhe shkrimtar, teksa së fundmi ai ka prezantuar librin e tij të fundit “Në garë me veten”, që ka sjellë reagim tek opinioni publik dhe jo vetëm.

I ftuar së fundmi në emisionin sportiv “Top Arena” në Top Channel, Ermali tregoi se sa kopje të librit janë shitur, ndërsa u shpreh se është i kënaqur me suksesin që ka pasur ky projekt i ri i tij. Ndër të tjera, Ermali tha se nuk ka synim të jetë pjesë e kësaj industrie.

“Jam shumë i kënaqur me suksesin e librit sepse si çdo projekt që unë bëj, në fillim sulmohet dhe marr një lloj reklame pa lekë nga të gjithë njerëzit që e kundërshtojnë. Unë e përdor këtë marketingun e keq, sepse kam një ekip shumë profesional të marketingut dhe të shitjeve që e çojmë kanalin tonë aty ku duhet dhe për hir të së vërtetës unë nuk kam qenë dhe nuk jam në këtë industri.

Të flejë rehat kushdo kush ushqehet me punën e librave, nuk do kandidoj për çmim Nobel ose në letërsi, rrini të qetë. Tani mora vesh që një libër për të qenë i suksesshëm shet në gjithë historinë e jetës së tij 500 deri në 1000 kopje, që quhet i suksesshëm. Nga të gjithë këto kundërshti që unë pata, ne kemi shitur 1500 kopje para se libri të dalë nga shtypshkronja” – tha Ermal Mamaqi në emisionin “Top Arena” në Top Channel.

You may also like