Taylor Swift tërheqë numër rekord të fansave në koncertin në Pittsburgh

by admin
Spread the love

Këngëtarja e sukseshme amerikane, Taylor Swift, gjatë këtij vikendi në koncertin e organizuar në Pittsburg u ndoq nga numër rekord i dashamirëve të muzikës së saj.

Ajo në koncertin e saj që u organizua atje si pjesë e turneut Eras, mblodhi plot 73 mijë e 117 fansa.

Swift me këtë koncert shënoi tërheqjen e numrit më të madhe të audiencës në histori.

Sipas gazetës Post-Gazette, rekordin e deritanishëm në këtë kategori e ka mbajtur Garth Brooks, me tërheqje audiencës prej 72 mijë e 887 fansave. Ai këtë rekord e arriti në vitin 2019.

Swift gjatë këtij koncerti në Pittsburgh ka falënderuar fansat e saj, dhe u ka dëshiruar njëkohësisht edhe “ditën e baballarëve”. Ajo me këtë rast ka falënderuar babain e saj për të cilin ka thënë se është njëri prej shokëve të saj më të mirë, i cili e përkrah në çdo hap.

Koncerti i Swift në Pitdburg u bë akoma më i veçantë kur ajo ftoi në skenë këngëtarin e bendit The National, Aaron Dessner, ku edhe performoi këngën e saj “Seven” nga albumi ii vitit 2020 Folklore.

Ajo me këtë rast interpretoi edhe këngë të tjera./21Media

 

You may also like