Taulant Balla: Falenderoj Alenacën për Shqiptarët për rolin e pazëvendësueshëm në integrimin euro-atlanti

by admin
Spread the love

Taulant Balla i falenderon Alenacën për Shqiptarët për viziten dhe angazhimin e vazhdueshëm në dobi të mbështetjes së legjislacionit në RMV.

Gjej rastin ta falenderoj zotin Arben Taravari për angazhimin e vazhdueshëm në dobi të mbështetjes së legjislacionit që Maqedonia e Veriut duhet ta miratojë në kuadër të proceseve të saj integruese.

Kujtoj këtu faktin e mbështetjes përgjatë miratimi të Marrëvshjes së Prespës, por edhe angazhimin e deritanishëm në kuadër të procesit që ka nisur për miratimin e ndryshimeve kushtetuese në kuadër të zgjidhjes së ngërçit që na ka bërë edhe neve të mundur të fillojmë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, marrëveshja pra mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Pra e vërteta është që Aleanca për Shqiptarët, një parti me tetë deputet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut është një forcë e rëndësishme që luan rol të pazëvendësueshëm, e theksoj të pazëvendësueshëm, në ankorimin e Maqedonisë së Veriut në drejtimin e integrimeve euro atlantike.“- tha ai.

You may also like