Tashmë është zyrtare: Scamacca rinovon kontratën me Sassuolon

by admin
Spread the love

Ka marrë fund të paktën për tani telenovela e të ardhmes së Gianluca Scamacca. Gjithçka është zyrtare për rinovimin e tij me Sassuolon. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ku aktivizohet sulmuesi.

Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare, Sassuolo ka treguar se kontrata e Scamaccës është rinovuar deri në vitin 2026. Kështu, lajme jo të mira këto për shumë klube që ishin në luftë për shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm.

Ai është objektivi kryesor i Interit për vitin tjetër, ndërsa për shërbimet e tij ka një derbi me Milanin. Nga ana tjetër, sipas fjalëve të drejtorit sportiv të Sassuolos, talenti italian është kërkuar edhe jashtë Italisë. Megjithatë, tashmë qëndrimi i tij te Sassuolo duket si i sigurt. /oversport.tv

You may also like