Tahiri (AAK): Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit dështoi sepse s’pati kuorum

by admin
Spread the love

Shefi i grupit parlamentar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, për shkak se nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se bllokimi i Kuvendit nuk është duke ndodhur për fajin e opozitës, por për fajin e Qeverisë së Kosovës, njofton Shqip.

“Mbledhja e Kryesisë dështoi për shkak se nuk pat kuorum të mjaftueshëm në kryesi dhe si rrjedhojë nuk mund të kemi një seancë të re të enjten e kësaj jave”.

“Bllokimi i kuvendit nuk është për fajin e opozitës, zhbllokimi ndodh vetëm nëse qasja populiste e Ministrisë së Financave në raport me të hyrat vetanake ndryshon, ajo duhet të ndodhë këtë javë për shkak se le që nuk po mund ta shfrytëzojë buxhetin që e ka bllokuar, por tash po do ta marr edhe buxhetin e komunave”.

Tutje, ai ka bërë të ditur se AAK-ja e ka thirrur në interpelancë ministrin Murati për shkak të gjendjes me paga në sektorin publik.

“A e dini që 80 mijë njerëz shkojnë në punë me zor. Zyrtarët publikë janë barë rast social me ligjin që i mashtroi 80 mijë punëtorë që i la me paga më të ulëta”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like