Szczesny: Juventusi është klubi im i fundit, shpresoj të qëndroj deri në 2025

by admin
Spread the love

Portjeri i Juventusit, Wojciech Szczesny ka shprehur besnikëri ndaj Juventusit deri në fundit e kontratës. Madje ai u shpreh se Juventusi do të jetë edhe klubi i fundit për të cilin do të luaj.

Në një intervistë për Przegld Sportowy Szczesny tha: “Po, Juve do të jetë klubi im i fundit. Kam akoma edhe tre vite kontratë dhe dëshiroj të qëndroj këtu deri në fund.

Çdo verë ka thashetheme në merkato për mua, ndërsa tani shqetësohem kur nuk dalin në dritë emra të rinj për portën e Juventusit”, u shpreh me ironi portieri polak.

Gjithashtu ai tregoi edhe çfarë do të bëjë pasi të mbyllë karrierën, por pa zbuluar planet sportive: “Nuk do të luaj aq shumë sa Gigi Buffon. Mendoj të qëndroj këtu deri në vitin 2025, pastaj do të shkojë në Spanjë ku kam edhe një shtëpi”. /oversport.tv

You may also like