Sylvinho merr kombësinë shqiptare, Presidenti i dorëzon dekretin në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Futbollit

by admin
Spread the love

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendez Campos Junior, është tashmë një shtetas shqiptar.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i dorëzoi dekretin këtë të hënë në Mbrëmjen e Madhe të Yjeve të Futbollit 2023.

Ndërkohë, futbollistëve, kryeministri Edi Rama u dha pasaportat diplomatike, që i përfitojnë për herë të dytë, pas atyre në vitin 2016, kur u kualifikuan për herë të parë në kampionatin evropian të futbollit.

“Përgëzoj me gjithë zemër të gjithë ata që mundësuan këtë sukses të jashtëzakonshëm për Shqipërinë. Përgëzimin e nis nga Gianni de Biasi, që është njeriu që na tregoi se kjo nuk është një ëndërr e pamundur, e vazhdoj me Edi Rejën, që mori përsipër të drejtojë skuadrën duke u bërë ura mes dy sukseseve. Dua ta mbyll me Sylvinhon”, tha Rama.

Viti 2023 ishte një sukses i vërtetë për futbollin, me Kombëtaren që siguroi një biletë për në “Euro 2024”. Shqipëria e Sylvinhos, me pikët e grumbulluara, kryesoi listën në grupin e eliminatoreve, ndërsa pas hedhjes së shortit, u vendos në grupin B, me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.


Top Channel

You may also like