Supersfida Inter-Juventus pritet të ndez Italinë në fundjavë, zbulohet arbitri kryesor dhe asistentët e tij

by admin
Spread the love

Fabio Mareska do të jetë arbitri kryesor i supersfidës Inter-Juventus, që luhet këtë të dielë në orën 20:45.42-vjeçari napolitan ka arbitruar nëntë ndeshje në Serie A këtë vit.

Ai numëron 125 paraqitje në Serie A që nga sezoni 2013-2014, ndërsa sfida e fundit që ka arbitruar këtë sezon ishte ajo mes Udinezes dhe Milanit më 20 janar.

Gjatë karrierës së tij Mareska ka drejtuar 17 ndeshje të Interit, nga të cilat “zikaltërit” kanë fituar 11 prej tyre, kanë 3 barazime dhe 3 humbje. Ndërkohë për Juventusin ka vendosur drejtësi në 15 ndeshje, nga të cilat “bardhezinjtë” numërojnë 11 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje.

Doveri do të jetë gjyqtari i katërt, ndërsa siç ndodh me rastin e ndeshjeve më të rëndësishme (së fundmi finalja e Superkupës së Italisë Napoli-Inter) do të jenë tre arbitra përpara monitorëve të VAR, Irati, Maxoleni dhe Di Paul.

PANORAMASPORT.AL

You may also like