“Supermarketi” PSG, shtatë lojtarë me valixhet gati në dimër

by admin
Spread the love

Në një kohë kur klubet më të mëdha të Europës kërkojnë për të realizuar ndonjë afrim të rëndësishëm në sesionin dimëror të merkatos, është edhe një klub që i duhet të bëjë krejt të kundërtën, të shesë.

Bëhet fjalë për PSG, protagoniste absolute e merkatos së verës së kaluar ku shtoi radhët me lojtarë si Donnarumma, Hakimi, Sergio Ramos, Wijnaldum, Messi e të tjerë. Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, ka qenë vetë trajneri Mauricio Pochetino, që i ka kërkuar klubit të shesë disa lojtarë për të lehtësuar organikën, që aktualisht përbehet nga plot 33 futbollistë.

Motivi ka të bëjë me vështirësinë e madhe që ofron për një trajner obligimi që të punojë si duhet me një grup kaq të madh. Drejtuesit e klubit sipas burimeve të gazetës në fjalë, janë të lumtur të kënaqin trajnerin dhe njëkohësisht të ulin dhe shumën e pagave.

Janë plot 7 lojtarët që janë gati të nisen, dhe në këtë listë bëjnë pjesë edhe Mauro Icardi dhe Rafinha, dikur protagonistë te Interi. Bashke me ta, me valixhet gati janë edhe Abdou Duiallo, Layvin Kurzaëa, Cilin Dagna, Eric Junior Dina-Ebimbe dhe Sergio Trigo, që janë të destinuar për tu larguar në dimër.


Top Channel

You may also like