Sulmohet portieri i PSG-së dhe partnerja e tij, i grabiten 500 mijë euro në banesë

by admin
Spread the love

Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Donnarumma dhe partnerja e tij Alessia Elefante u sulmuan në shtëpinë e tyre në Paris, ku ranë pre e një grabitje prej 500 mijë eurosh dhe dhune fizike.

Një bandë e organizuar hyri me forcë në banesën e tyre, që ndodhet në lagjen e tetë në kryeqytetin francez, dhe lidhi italianin dhe të dashurën e tij.

Autorët grabitën mallra me vlerë deri në 500,000 euro (rreth 556,710 dollarë), ndërsa portieri pësoi dëme të lehta.

Dyshja u mbajt peng deri sa autorët morën sendet me vlerë dhe u larguan nga apartamenti, më vonë të dy viktimat e sulmit arritën të liroheshin e më pas u larguan në një hotel aty pranë, ku punonjësit njoftuan policinë.

Donnarumma dhe Elefante u dërguan më pas në spital për t’u ekzaminuar, si dhe menaxheri i ndërtesës së kompleksit të tyre të apartamenteve, i cili gjithashtu u sulmua nga autorët.


Top Channel

You may also like