Sulmohet për herë të dytë qyteti Kupyansk në Ukrainë, kërkohet evakuim i menjëhershëm – Shqip

by admin
Spread the love

Për shkak të granatimeve intensive ruse autoritetet lokale të Ukrainës kanë lëshuar një urdhër evakuimi të detyrueshëm në qytetin Kupyansk në rajonin e Kharkivit.

Kupyansk është njëri prej qyteteve që është çliruar shtatorin e kaluar ngs një ofensivë ukrainase, por javët e fundit Rusia ka shtuar përpjekjet e saj për të pushtuar qytetin për herë të dytë.

Në javët e fundit, forcat ruse kanë intensifikuar përpjekjet për të thyer linjat e frontit ukrainas në lindje të lumit Oskil dhe kanë rritur shpeshtësinë e sulmeve ajrore dhe breshërive të artilerisë kundër vendbanimeve në të dy anët e lumit.

Ukraina e ka lëshuar një urdhër në të cilin thuhet se “duke marrë parasysh granatimet e vazhdueshme dhe situatën e sigurisë në territorin e rrethit Kupyan”, kërkohet gjithashtu evakuimi i detyrueshëm i një numri vendbanimesh në veri dhe lindje të qytetit ku ende jetojnë disa civilë.

You may also like