Sulmi ndaj gazetarit Syla, Kusari: Informacionet që duhet t’i japë Policia, i jep Sveçla

by admin
Spread the love

Juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari, duke iu referuar rastit të sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, ka thënë se informacionet që duhet t’i japë Policia e Kosovës, po i jep ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shtuar se policia duhet të veprojë e pavarur nga politika, njofton Shqip.

“Ajo çka mbetet shqetësuese për momentin është përse informacionet që duhet t’i japë policia, i jep ministri Sveçla përmes llogarisë së tij personale në Facebook. Policia duhet të veprojë e pavarur nga politika, përfshirë zyra për komunikim e policisë! Nuk i takon ministrit që rezultatet e aksioneve policore t’i komunikojë ai ose ministria e tij”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

klankosova.tv

You may also like