Sulmet misterioze me dronë ndaj luftanijeve të SHBA identifikohen formalisht nga marina (fotot)

by admin
Spread the love

Një seri “sulmesh” misterioze ndaj luftanijeve të SHBA në brigjet e Kalifornisë në vitin 2019 janë zbuluar së fundmi se u shkaktuan nga tufa dronësh të lëshuar nga një transportuese e Hong Kong, thuhet në dokumente të reja të publikuara.

Incidentet e çuditshme të raportuara nga 30 marsi deri në 30 korrik 2019 nga shtatë luftanije, u ishin shtuar spekulimeve për UFO të mundshme ose fenomeve të paidentifikuara ajrore.

Megjithse zhvillimet ishin quajtur “sulme” nga marina, ato nuk kishin shkaktuar kontakt apo konfrontim me mjetet detare.

Të premten marina amerikane publikoi disa dokumente ‘të deklasifikuara’, që përmbanin komunikime e të dhëna lundrimi të luftanijeve, raporton rrjeti vendas The Drive

Rreth dy vjet pas sulmeve, Gjeneral Kenneth McKenzie Jr. i quante ato “Zhvillim shqetësues taktik që prej lindjes së mjeteve eksplozive të improvizuara”.

Mes dokumenteve të publikuara ishte dhe ai i 15 korrikut 2019, ku marina raportonte se “dronët janë lëshuar nga transportuesja civile e Hong Kong, MS Bass Strait”.

Raportimet fillestare për tufa të koordinuara dronësh ishin bërë nga luftanija USS Bunker Hill, që sipas raportimeve regjistroi 11 ‘sulme’, sipas dokumenteve të publikuara.

Në reagimin e saj luftanija kishte thirrur një grup të specializuar të quajtur SNOOPIE për interpretimin e fenomenit. Marinarët kishin tentuar më pas të kontaktonin në radio me ekuipazhin e Bass Strait, por ata nuk ishin përgjigjur, sipas të dhënave të publikuara nga The Drive.

Një tjetër luftanije amerikane, USS Paul Hamilton — e cila lundronte drejt Long Beach, Kaliforni, thirri grupin e specializuar për interpretimin e dronëve.

Në raportin e tyre të brendshëm për marinën thuhej “Me shumë gjasa MV Bass Strait ka përdorur mjete ajrore pa pilot për misione mbikqyrjeje ndaj forcave detare të SHBA.”

Në dokumente nuk thuhet nëse janë bërë kontakte me autorët e sulmeve apo nëse është proçeduar përtej zbulimeve e llogaritjeve të dokumentuara.


Top Channel

You may also like