Sulm racist në Florida, autori qëllon për vdekje tre persona, më pas vret veten

by admin
Spread the love

Tre persona mbetën viktimë e një sulmi që dyshohet se kishte motive racore në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Autori ishte një i ri rreth të 20-tave që mbante një pushkë automatike dhe një pistoletë dhe pasi hyri në një dyqan në Jacksonville hapi zjarr, duke vrarë dy burra dhe një grua me ngjyrë.

Vrasësi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik, la disa shënime me gjuhë urrejtjeje, drejtuar prindërve, mediave dhe agjentëve federale para se të vriste veten, thonë zyrtarët e policisë.

“Një krim të mbushur me urrejtje raciste”, e cilësoi sulmin kryebashkiaku Donna Deegan. “Agresori sulmoi viktimat në baze të racës së tyre dhe kjo është totalisht e papranueshme. Ky djalosh vrau veten në vend që të pranonte përgjegjësinë për veprimin e tij fatal”,  u shpreh për mediat guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Në hetimin e nisur, FBI po e trajton ngjarjen si krim urrejtjeje.

Mbi 28.000 vdekje janë shkaktuar këtë vit nga armët në SHBA, sipas faqes së internetit Gun Violence Archive.

Sulmi në Jacksonville vjen në 60-vjetorin e Marshimit në Uashington dhe fjalimin e famshëm të Martin Luther King Jr “Unë kam një ëndërr”. Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytet të shtunën për të shënuar momentin historik në lëvizjen për të drejtat civile.


Top Channel

You may also like