Struga TL – Makedonija GJ.P hapin siparin e javës së 20-të – Shqip

by admin
Spread the love

KATËR TAKIMET TJERA ZHVILLOHEN TË DIELËN

Java e 20-të në Ligën e Parë të futbollit vendor hapet me ndeshjen e së shtunës mes Struga Trim Lum-Makedonija GJ.P. Katër përballjet tjera zhvillohen të dielën. Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të fillojnë ora 14:00.

Lideri në tabelën e klasifikimit Struga Trim Lum, sezonin pranveror e nisi me barazim 1:1 në transfertën në Kavadar përballë Tikveshit, ndërkohë Makedonija GJ.P në terren vendas pësoi disfatë nga Akademia Pandev. Pavarësisht respektit të ndërsjelltë, futbollisti Besmir Bojku shpreson se ekipi i tij edhe pas kësaj ndeshje do të mbetet në krye të tabelës.

“Sigurisht se presim një ndeshje të vështirë me një kundërshtarë tepër kualitativ. Por edhe ne kemi objektivat tona këtë sezon dhe shpresoj se tre pikët do të ngelin në Strugë” – tha Besmir Bojku, futbollist i KF Struga TL.

Nga ana tjetër edhe trajneri i Makedonija Gj.P, Muharem Bajrami, thotë se Struga ka ekip të mirë, ndaj shpreson në rezultat pozitiv në takimin e së shtunës

“Unë jam i bindur se do të jetë e luftuar ndeshja duke marrë parasysh se fushat këtu në vendin tonë nuk premtojnë shumë edhe moti është që vijmë nga dimri, fushat janë shumë të këqija, nuk do të ketë ndoshta futboll për sy siç themi, duhet shmangur gabimet, duhet përqendrim maksimal tërë ndeshjen” – tha Muharem Bajrami.

Katër takimet tjera të javës së 20-të, zhvillohen të dielën me fillim në orën 14:00, takohen: Sileksi – Shkupi, Shkëndija – Pobeda , Rabotniçki – Bregallnica dhe Skopje – Tikveshi. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like