STRASBURG – GJED dënon Zvicrën për dështimin në mbrojtjen e klimës

by admin
Spread the love



STRASBURG, 9 prill /ATSH-AA/ – Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJED) dënoi Zvicrën me një vendim që mund të ketë efekte në të gjithë kontinentin për dështimin në mbrojtjen e klimës, raportuan mediat lokale.

Vendimi i gjykatës së Strasburgut la në fuqi ankesën kundër Konfederatës Zvicerane të një grupi të quajtur Climate Seniors, një OJQ zvicerane.

Sipas transmetuesit publik zviceran SRF, gjykata konstatoi shkelje të Konventës për të Drejtat e Njeriut. Gjykatat konstatuan ndër të tjera shkelje të së drejtës për jetën private dhe familjare.

Siç është raportuar nga SRF, Gjykata vendosi se shtetet kanë detyrimin të zbatojnë masa për të luftuar ngrohjen globale, por që Zvicra nuk e ka bërë këtë.

Kjo është hera e parë që Strasburgu trajton pyetjen nëse politika klimatike e një shteti shkel të drejtat e njeriut. Vendimi mund të ketë pasoja të mëdha për Evropën.

Vendimi mund të hapë një rrugë ligjore për individët që të ndërmarrin veprime ligjore kundër politikave klimatike të 46 anëtarëve të Këshillit të Evropës, ku Gjykata vepron si palë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRrumbullaku pezullon nga detyra drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit


You may also like