STAMBOLL – Turqia vendos kufizime të eksportit ndaj Izraelit deri në armëpushimin e Gazës

by admin
Spread the love



STAMBOLL, 9 prill /ATSH/- Qeveria turke po vendos kufizime në tregtinë me Izraelin për shkak të operacionit ushtarak të vendit në Rripin e Gazës.

“Kufizimet e eksportit fillimisht do të zbatohen për produktet e çelikut, aluminit dhe hekurit, si dhe materialeve të tjera të ndërtimit”, tha sot në një deklaratë e Ministria e Tregtisë.

Ministria tha se kufizimet do të mbeten në fuqi derisa Izraeli të shpallë një armëpushim dhe ndihma të mund të hyjë pa pengesa në Rripin e Gazës. Ajo akuzoi Izraelin për “masakrën e palestinezëve”.

OKB-ja tha se pasiguria ushqimore në Gaza ka arritur në nivele katastrofike, me më shumë se gjysmën e territorit në prag të urisë.

Izraeli kohët e fundit vendosi të ndërmarrë hapa për të lejuar më shumë ndihma humanitare për të arritur në Rripin e Gazës, pas një paralajmërimi ng SHBA-ja se mbështetja e tij për luftën ishte në rrezik. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakIndividët depozituan 698 miliardë lekë në vitin 2023


You may also like