SRMN-ja thoshte “mos i jepni zor për Haraçinën” – Shqip

by admin
Spread the love

Musa Xhaferi, njëri nga krerët e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” nga Hasanbegu ka lëshuar disa mesazhe për ministrat aktualë të BDI-së e në veçanti për Artan Grubin, përcjell KlanM. Xhaferi kërkoi që Grubi të dalë me dëshmi e të tregojë se sa iu ka ndihmuar qytetarëve të Tetovës, Gostivarit, haraçinës e të tjerëve.

Xhaferi hodhi dyshime edhe për zgjedhjet e kaluara lokale, ku sipas tij, Artan Grubi nuk ka dhënë maksimumin për ta fituar komunën e Haraçinës

“Ai të cilin e përmendin, pa keqkuptime, që ia vuri vetes nofkën SRMN, iu tha se kemi kandidat për Haraçinën, por mos i jepni zor se nuk është edhe shumë problem nëse fiton partneri. Ne, bashkë me Izetin e Blerimin kemi bërë përpjekje maksimale që kandidati jonë ta fitojë komunën. Njëjtë kemi bërë përpjekje edhe në Dollnen dhe në Çashkë, ndërsa përkrahja e ekzekutivit për t’i përkrahur këta komuna ka qenë shumë e dobët, mos them që ka qenë edhe anë e kundëlrt”, tha Musa Xhaferi.

“Këtu para meje është logoja e BDI-së se kemi akuza se po e keqpërdorim. Ne jemi themelues të kësaj partie. Kjo për ne është e shenjtë. E përdorim me shumë krenari e kënaqësi”, përfundoi Xhaferi./KlanMAcedonia

TI RAPORTON!

You may also like