Spektakël dhe surpriza në NBA – Shqip

by admin
Spread the love

Boston ‘blindon’ vendin e parë, fitojnë Dallas e Miami Heat

Dallas Mavericks rikthehet te fitorja në NBA amerikan. Të udhëhequr nga ylli i saj, Luca Doncic, Mavericks mposhtën pas kohës shtesë 119-115 Los Angeles Lakers. Slloveni ishte lojtari më i mirë në parket, autor i një triple-double. Doncic realizoi 35 pikë, 14 rebaund dhe 13 asistime, për të bërë të pavlefshme 28 pikët e Ëestbrook dhe double-double e LeBron James, që shënoi 24 pikë e 16 rebaund.

Boston Celtics fluturon në krye të renditjes së Konferencës së Lindjes. Tatum ishte vendimtar me double-double e tij, duke e udhëhequr Boston drejt suksesit 109-98 përballë Brooklyn Nets. Tatum shënoi 20 pikë e 11 rebaund, teksa më i miri në parket ishte Irving, me 24 pikë për Nets.

Miami Heat i shkakton humbjen e 15 sezonale Milëaukee Bucks, me një fitore 108-102.  Vincent e Adebayo shkëlqyen në parket, teksa së bashku shënuan 52 pikë. Bucks vuajti shumë mungesën e Gannis Antetoukoumpo.

Në përballjet e tjera, Cleveland triumfoi 119-113 ndaj Portland, Toronto mposhti 124-114 Charlotte, ndërsa Oklahoma befasoi në transfertë Philadephia me shifrat 133-114.

Klan News

You may also like