Spasovski: Incidenti në Ohër pjesë e luftës hibride, edhe sulmuesi edhe i rrahuri pjesë e një gurpacioni!

by admin
Spread the love




Pjesë e luftës hibride kundër Maqedonisë së Veriut është edhe rasti i fundit në Ohër, me rrahjen e Hristijan Pendikov,  sekretar i klubit kulturor bullgar, për të cilin këtyre ditëve janë prishur marrëdhëniet me Bullgarinë, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “Utrinski Peçat”.

“Njerëz nga grupacioni i njëjtë janë edhe ata që rrahin edhe ata që janë të rrahur. Kjo e dëshmon atë luftë hibride. Çdo veprim inkriminues që bëhet shteti reagon në këtë pjesë dhe ne tregojmë se nuk mundet në asnjë moment, asnjë qytetarë, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare dhe politike të sulmohet fizikisht dhe të malltretohet. Kësaj, shtetit qartazi do t’i kundërvihet dhe do të ndërmerr masa siç po ndërmerr në këtë rast”, ka thënë Spasovski, përcjell SHENJA.


You may also like