Spalletti ka një mision të vështirë – Shqip

by admin
Spread the love

Trajneri i Italisë: Duhet të bëhemi skuadër për të mbrojtur titullin

Italia do të përpiqet të mbrojë titullin kampion Europe në finalet e Gjermanisë. Luçiano Spalletti do të tentojë më parë një sipërmarrje të vështirë, atë që thonë të gjithë, të mbledhë futbollistët që ka në dispozicion dhe t’i bëjë ata të luajnë sëbashku për një qëllim të vetëm.

“Nëse bëhemi skuadër, përveç se njëmbëdhjetë lojtarë të mirë, loja përmirësohet dhe arrin rezultate. Kjo është ajo që dua të bëj me Italinë”, tha ai.

Nëse ia arrin të realizojë planin e tij me kombëtaren, Spalletti do të kërkojë të çojë sërish ekipin drejt trofeut.

“Ne kemi historinë tonë. Duke qenë kampionët në fuqi, kemi detyrimin të shkojmë dhe të kërkojmë të rifitojmë. Askush nuk është i lumtur të përballet me ne. Duhet të mbahemi mend si skuadër e egër, me futboll të fortë, me kurajo dhe modernë duke u përballur me të gjithë kundërshtarët”, u shpreh ai.

Në Grupin B të finaleve të Europianit, përballja e parë e Shqipërisë do të jetë kundër Italisë më 15 Qershor, ndeshje që do të luhet në Signal Iduna Park të Dortmundit.

Tv Klan

You may also like