Spalleti flet për Rrahmanin pas ndeshjes me Fiorentinën

by admin
Spread the love

Luciano Spalletti është shprehur tejet i lumtur me fitoren 2-1 të Napolit në udhëtim te Fiorentina në javën e shtatë në Serie A.

Napolitanët fillimisht ishin në disavantazh nga goli i Quarta Martinez që u shënua në minutën e 28-të.

Por, mysafirët e përmbysën epërsinë me golin e Hirving Lozanos dhe Amir Rrahmani që shënoi në fillim të pjesës së dytë me kokë për 2-1.

Sërish është Amir Rrahmani, reprezentuesi i Kosovës e kalon Napolin në epërsi

Për golin e reprezentuesit të Kosovës, trajneri Spalletti ka thënë se ishte në stilin e Dortmundit.

Goli i Rrahmanit? Ishte një ndëshkim në stilin e Dortmundit”, ka thënë strategu i Napolit.

“Ishte një fitore e paska e dhimbshme, por që ia dolëm mjaftë mirë ndajë një skuadre që ka lojtarë tejet të fuqishëm dhe të talentuar”, ka shtuar më tej ai.

Napoli është aktualisht lider i Serie A me 21 pikë dhe po tregon formë tejet të lartë pas tetë xhiros. 

You may also like