Sot mu kujtua kur ai më dhuroi zinxhir me perla për 8 Mars në Lugano

by admin
Spread the love

Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani, thotë se 8 Marsi është një festë e vështirë dhe e dhimbshme për të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve.

“Uroj të gjitha nënat dhe gratë e dëshmorëve në këtë ditë që është veçanërisht e rëndë ngaqë secila nga ne kujton momentet e fundit me të dashurit e tanë dhe është ditë e dhimbshme për nënat dhe gratë e dëshmorëve”.

Shukrija në “Info Magazine” tha se gjatë ditës i është kujtuar një dhuratë e veçantë që ia bëri Agimi në këtë festë sa ishte gjallë, njofton Klankosova.tv.

“Sot më është kujtuar një 8 Mars kur e kemi festuar bashkë me Agimin në Lugano në një festë dhe më dhuroi një zinxhir me perla që është shume i veçantë. Por, tash e 23 vjet pa të është shumë e vështirë”.

“Gjithë ditës kam punuar në Konsullatë ku ka pasur edhe çifte që janë kurorëzuar. Kjo ditë nuk o festë por punohet njësoj si të gjithë ditët tjera”.

Ajo mes tjerash tregon se ishte shumë e vështirë t’i rriste fëmijët pasi në asnjë mënyrë nuk e zëvendëson Agimin.

“Shumë ka qenë e vështirë, por, me prezencën time dhe plotësimin e dëshirave dhe kushteve. Jam munduar që maksimalisht ta zëvendësoj Agimin edhe pse është e pamundur, mos prezenca e tij nuk zëvendësohet asnjëherë. Por ,me angazhim dhe përkushtim ndaj fëmijëve kam përmbushur edhe ëndrrën e Agimit edhe timen”.

“Sfidat janë të vështira edhe kur je me bashkëshort e lëre më pa të, edhe fëmijët janë rritur me dhimbje duke parë dhimbjen në sytë e nënave”, tha ajo.

You may also like