Sony aplikon për patentimin e një controller-i të ri për PS5 që ka një hapësirë ruajtëse për kufje wireless

by admin
Spread the love

Një aplikim i ri për patentim i sapo zbuluar mund të na tregojë se si mund të duket versioni i ardhshëm i controller-it DualSense.

I zbuluar fillimisht nga Gamerant, aplikimi u publikua më 12 tetor dhe përfshin disa skicime që tregojnë për zhvillimin e një controller brenda të cilit mund të ruhen dhe kufjet wireless në pjesën e pasme të touchpad ose në secilën anë të dorezave të controller-it.  Në këtë mënyrë, Sony nuk e ka të mirëpërcaktuar vendin e ruajtjes së këtyre kufjeve, pasi ato mund të ruhen në pjesën e pasme, por edhe në pjesën anësore.

Dokumenti thotë se ndërsa “transportueshmëria dhe luajtja e lojërave kudo bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe të rëndësishme, përvoja audio gjithashtu bëhet po aq e rëndësishme“. Qëllimi i këtij controller- i të ri, sipas dokumentit, është të thjeshtojë procesin e ndërlidhjes së një pajisje të veçantë audio duke lejuar një menaxhim më efikas të jetëgjatësisë së baterisë dhe të krijojë një hapësirë të përshtatshme ku kufjet mund të ruhen lehtësisht, pa frikë se mund të humbasin.

Controller-i është projektuar që të veprojë si një pajisje hyrëse dhe si një hapësirë ruajtëse, karikimi dhe lidhjeje për kufjet“, thuhet në dokument. “Përdorimi i controller-it si një kasë për kufjet dhe një karikues eliminon nevojën për të menaxhuar dy pajisje të veçanta. Kjo thjeshton përvojën e përgjithshme të përdoruesit pasi përdoruesi ka një pajisje më pak për të menaxhuar në komunikimin me pajisjen e lojës.”

Megjithatë dhe pse Sony ka paraqitur një aplikim për patentë për këtë version të ri të DualSense me kufje të integruara, nuk është e sigurtë se një gjë e tillë do të bëhet realitet.

You may also like