SOFT NEWS – Schroder refuzon të paguajë verën 6 000 euroshe që piu i ftuari i tij

by admin
Spread the love

HAMBURG, 18 tetor /ATSH/ – Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroder ftoi një grup miqsh në Lakeside, Hamburg, në një nga restorantet më të mira në Gjermani me dy yje Michelin, shkruan faqja ilmessaggero.it.

Schroder u vetofrua t’u paguante darkën mysafirëve të tij, por nëse dikush dëshironte diçka speciale jashtë menusë, do ta paguante vetë.

Ndërsa darka mbaroi ndodhi e papritura.

Ish-kancelari gjerman Schroder e gjeti veten me një faturë shtesë prej 6 117 eurosh, të cilën refuzoi ta paguante.

Kjo situatë bëri që në restorantin ultraluksoz të kërkohej ndihma e policisë nga ana e restorantit.

Midis të ftuarve të tij, megjithatë, kishte nga ata që nuk e kuptuan, pasi një sipërmarrës iranian, 41 vjeç, me sa duket porositi verëra me vlerë 6 117 euro.

Schroder refuzoi të paguante, po ashtu edhe biznesmeni.

Kur mbërriti policia, sipërmarësi iranian ishte larguar.

Pronarët e restorantit do ta denoncojnë për mashtrim./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like