SOFT NEWS – Rriten kundravajtjet e trafikut nga… diplomatët!

by admin
Spread the love

BERLIN, 8 prill /ATSH-DPA/ – Numri i shkeljeve të regjistruara të trafikut të kryera nga diplomatët ndërkombëtarë në kryeqytetin gjerman Berlin është rritur me pothuajse 10% në harkun kohor të një viti.

”Në vitin 2022, 15 110 raportime për kundërvajtje trafiku që përfshijnë automjete diplomatike u regjistruan nga policia, krahasuar me 16 615 në vitin 2023”, tha policia e Berlinit.

Shumica e shkeljeve janë kryer nga diplomatë amerikanë (1 055), të ndjekur nga zyrtarë nga Arabia Saudite (826) dhe Iraku (587).

Diplomatët kanë imunitet nga ndjekja penale në vendet ku janë dërguar nga qeveritë e tyre.

Policia llogarit se qyteti i Berlinit humbi 379 010 euro (410 800 dollarë) në gjoba dhe gjoba fikse në vitin 2023.

Zëdhënësi i sindikatës së policisë (GdP) Benjamin Jendro shkroi në X se ”policia po zbulon gjithnjë e më shumë se statusi diplomatik shihet si një leje e lirë për sjellje të pamatur në trafik”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like