SOFT NEWS – 70 vjet nget një scootter pa… patentë!

by admin
Spread the love



NUORO, 25 mars /ATSH/ – Kishte ngarë scooterin gjithë jetën e tij, por nuk kishte marrë kurrë patentë për të.

”Pasi u kap, në moshën 83-vjeçare, ai tronditi policët që e kishin ndaluar për kontroll”, shkruan today.it.

Në qendër të historisë është një burrë nga provinca e Nuoro, në ishullin e Sardenjës, i ndaluar nga oficerët e policisë rrugore teksa ngiste skuterin e tij.

I moshuari tha se ”ishte i bindur se një leje drejtimi nuk ishte e nevojshme për automjetet me fuqi të ulët dhe se ai kishte udhëtuar në të gjithë provincën për shumë vite pa e ndaluar askush më parë”.

Tashmë gjoba dhe bllokimi i mjetit janë të pashmangshme.

Rekomandimi i policisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës është që të respektoni rregullat e kodit rrugor dhe të drejtoni automjetin vetëm kur jeni me leje drejtimi për të shmangur gjobat./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla ndan foto nga darka iftarit e shtruar nga Presidenti Begaj në Lushnjë


You may also like