SLLOVAKI – Peter Pellegrini fiton zgjedhjet presidenciale

by admin
Spread the love

BRATISLAVE, 7 prill /ATSH-DPA/ – Kryetari i Parlamentit Socialdemokrat Peter Pellegrini ka fituar raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki.

”Me 99.8% të qendrave të votimit, Pellegrini kishte një avantazh të qartë ndaj ish-ministrit të Jashtëm liberal, Ivan Korçok, i cili mori pak më pak se 47% të votave”, theksoi komisioni zgjedhor.

Sondazhet dhe rezultatet fillestare të pjesshme kishin sugjeruar një rezultat më të afërt. Korçok pranoi humbjen ndaj gazetarëve në Bratislavë dhe përgëzoi Pellegrinin për fitoren e tij.

Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në votime ishte pak më pak se 60%, dukshëm më e lartë se 52% e regjistruar në raundin e parë të votimit më 23 mars. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like