SLLOVAKI – Fillon balotazhi presidencial

by admin
Spread the love

BRATISLAVË, 6 prill /ATSH-DPA/ – Rreth 4,4 milionë votues sllovakë do të zgjedhin një president të ri në balotazhin e zgjedhjeve të sotme.

Sondazhet tregojnë një garë kokë më kokë midis kryetarit të parlamentit socialdemokrat, Peter Pellegrini dhe ish-ministrit të Jashtëm liberal dhe diplomatit Ivan Korçok.

Kryetarja liberale Zuzana Çaputova nuk kandidon për një mandat të dytë pesëvjeçar, pavarësisht nga popullariteti i saj.

Zyra e presidentit ka më shumë funksion përfaqësues në Sllovaki, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Zgjedhjet janë lënë në hije nga lufta në Ukrainën fqinje, ndërsa Sllovakia është thellësisht e ndarë për çështjet e brendshme.

Qeveria e saj trepartiake e përbërë nga dy parti socialdemokrate dhe një parti e djathtë populiste pro ruse është në mosmarrëveshje me opozitën liberale dhe konservatore për luftën në Ukrainë, por edhe për sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Korçoku, i mbështetur nga partitë opozitare, çuditërisht fitoi raundin e parë të votimit më 23 mars me 5,5 pikë përqindje epërsi ndaj Pellegrinit.

Një faktor vendimtar tani do të jetë mënyra se si do të sillen mbështetësit e kandidatëve të eliminuar.

Rezultati i votimit pritet nesër./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like