Skuadrat favorite nuk lejuan befasi, në tetë ndeshje u shënuan 24 gola – Shqip

by admin
Spread the love

Katër fitore të vendasve, dy barazime dhe dy fitore të skuadrave mysafire me 23 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të zhvilluara të raundit të parë të Grupeve E,F,G dhe H në Ligën e Kampionëve

Fitore të sigurta në ndeshjet e para kanë shënuar Barcelona kundër Antwerp me rezultatin e thellë 5-0. Feynoord si nikoqir nuk lejoi befasi kundër Celtik duke fituar 2-0. Kampioni fuqi i Europës, Mançester Siti mundi Crvena Zvezdën e Beogradit 3-1, ndërsa PSZH ishte më e mirë se Dortmundi duke fituar 2-0.

Me barazime përfunduan ndeshjet AC Milan – Newcastle 0-0 dhe Lazio – Atletiko Madrid 1-1.

Fitore të sigurta në raundiin e pare cilësinë e mysafirit kanë shënuar RB Leipzig kundër ekipit zviceran Young Boys me rezultatin 3-1 dhe Porto kundër Shakhtar Donesk gjithashtu me rezultatin 3-1.

Raundi I dtë në Gruin E,F,G dhe H do të zhvillohet më 4 tetor 2023, ku do të përballen: Antwerp – Shakhtar, Atletico Madrid – Feyenoord, Borussia Dortmund – AC Milan, Celtic – Lazio, Crvena Zvezda – Young Boys, Newcastle – PSG, Porto – Barcelona dhe RB Leipzig – Manchester City

Rezultatet e raundit të parë në Grupin E, F, G dhe H

Barcelona – Antwerp 5-0

Feynoord – Celtic 2-0

Lazio – Atl Madrid 1-1

Manchester City – Crvena Zvezda 3-1

Paris SG – Dortmund 2-0

Shakhtar Donesk 1-3 Porto

AC Milan – Newcastle 0-0

Young Boys – RB Leipzig 1-3

Sontë në program janë ndeshjet e raundit të pare në Grupoin A,B,C dhe D

Me fillim në orën 18:45 takohen

Galatasaray – FC Kopenhagen

Real Madrid – Union Berlin

Me fillim në ora 21:00 takohen

Arsenal – PSV

Bayern – Manchester Utd

Benfica – Salzburg

Braga – Napoli

Real Sociedad – Inter

Sevilla – Lens

/KlanMacedonia/

You may also like