Skiatorja kuq e zi, Lara Colturi vijon të mahnitë! Për herë të parë në Top 10 në një garë të Kupës së Botës

by admin
Spread the love

Nën dritat e prozhektorëve në pistën austriake të Flachaut, Lara Colturi shkruan historinë duke u futur për herë të parë në top 10 në një garë të Kupës së Botës. Është një rezultat historik për skiatoren kuq e zi dhe një gur kilometrik për skitë shqiptare. Lara Colturi u rendit e  9-ta dhe arriti kohën më të mirë në lëshimin e dytë duke lënë pas edhe Shiffrin apo Vlohva. Duhet kujtuar që ajo u nis me numrin 60 në fillim të garës, një tjetër arritje prej jashtëtokësoreje kjo për t’u futur në Top 10.

Lara konsolidon Top 30 ne renditjen e përgjithshme në disiplinënm e Sllallomit.

Ndalesa e radhës për 17 vjeçaren do të jetë në Jasna të Sllovakisë më datë 20-21 Janar me dy disiplina në Gjigand dhe në Sllallom.


Top Channel

You may also like