Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i lojtarëve të Tiranës pas ndeshjes

by admin
Spread the love

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës. Teksa bardheblutë po bëheshin fati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.

Siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama Sport” nga tifozët kanë shkarravitur në pjesën e jashtme të autobusit dhe pastaj kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.

Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës.

Shikoni fotot

PANROAMASPORT.AL

The post Skandal në Korçë, sulmohet me gurë autobusi i lojtarëve të Tiranës pas ndeshjes appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like